Të dua
Të dua…
Kush foli?
Një zë ,një klithëm?
Jo.. ishte hiri i perëndisë që nusëronte në buzët e tua,
Isha unë, si zjarr i pashuar
Ishim ne.. dy frymë të malluar
Sa bukur ngatërruar!
Të dua..
Kush foli?
Askush, dashuria kish humbur zërin!
Të verbuar në pellgun e lumturisë..
kishin humbur
ATA..
Written by : Esmeralda Bregaj
Subscribe
BE NOTIFIED ABOUT BOOKs AND TOUR DATES
Stay in the know and never miss an update! Subscribe to my newsletter for exclusive content, author insights, and literary discoveries.



Ohhhh sa e bukur. Fjalët e tua prekin zemrën dhe lënë gjurmë brenda saj. Komplimente dhe presim të na ushqesh me mjaltin tënd ❤️❤️